Angela Merkel shpreson që negociatat Bruksel-Ankara do të vazhdojnë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shpreson që negociatat mes Brukselit dhe Ankarasë do të vazhdojnë, pavarësisht klimës së tendosur ditët e fundit për shkak te tensioneve politike në Turqi. “Shpresoj të avancojmë, kryesisht në çështjen e Protokollit të Ankarasë, që është pengesa më e qëndrueshme në negociatat për nisjen e një etape të re në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.
Gjermania dëshiron të respektojë angazhimet që lidhen me pranimin e Turqisë si një kandidat për anëtarësim në BE, por ne presim gjithashtu përparime në këto fusha nga ana e Ankarasë", ka deklaruar Merkel. I nënshkruar në vitin 2005, Protokolli i Ankarasë pritet të zbatohet gjithashtu edhe për Qipron, por turqit refuzojnë ta njohin. Ky vendim çoi në vitin 2006 në ngrirjen nga BE-ja të negociatave të anëtarësimit të Turqisë./Indeksonline/