E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja paralajmëron vendet që ndihmojnë Snowdenin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar se do të kenë pasoja vendet që ndihmojnë ish-analistin amerikan të zbulimit, Edward Snowden, që t’i shpëtojë arrestimit për publikimin e sekreteve për programin e përgjimit të telefonatave dhe aktiviteteve në Internet. “Të gjitha vendet që duhet, janë njoftuar për statusin e tij ligjor, dhe është një masë e përshtatshme që ato të paralajmërohen se ai është një person që ndiqet penalisht nga Shtetet e Bashkuara nën tri akuza kriminale”, ka theksuar Kerry.

Ndërkohë, Ekuadori po e shqyrton kërkesën e Snowdenit për strehim politik. Ministri i Jashtëm, Ricardo Patino, ka thënë se Snowdeni beson se nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›