E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel vizite dy ditore ne Turqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me presidentin turk Abdullah Gul. Ata kanë biseduar për situatën në Rusi, mundësinë e anëtarësimit të vendit në BE si dhe për militantët turq.
Pas vizitës në varrin e liderit turk për pavarësinë, Mustafa Kemal Ataturk, kancelarja gjermane është takuar me presidentin Guk në pallatin presidencial. Vizita dy ditore e Merkel në Turqi vjen në një kohë shumë të ndjeshme. Por ndërkohë një mundësi e re i është dhënë Turqisë për aspiratat e saj në lidhje me anëtarësimin në BE.
Negociatat janë bllokuar për shkak të problemeve me Qipron e cila është një anëtare e BE-së si dhe për shkak të kundërshtimit të Parisit dhe Berlinit.
Një javë më parë presidenti francez Fransua Hollond u shpreh i gatshëm për hapjen e një kapitulli të ri në negociatat me Turqinë. Ide kjo e mbështetur dhe nga kancelarja Merkel e cila gjithësesi shprehet skeptike për anëtarësimin,
Turqia ka përmbushur vetëm një nga 35 kapitujt politikë për anëtërësimin.
Komisioni europian shprehet se Ankaraja ende nuk ka arritur standartet e duhura për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›