E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne rekuiziten e Teatrit te Operas ruhen objekte te rralla dekoruese

Objektet dekoruese të ambjentit dhe veshjeve të artistëve ruhen prej mëse një shekulli në rekuizitën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në këtë garderobë të pasur gjenden objekte që nga opera “Traviata” e vitit 1957 e deri më sot.

Këto objekte të rralla i përkasin shfaqjeve të para të opërave dhe baletit vënë në skenë. Pa këto element të rëndësishëm, shfaqja nuk mund të ndërtohet

Përgjegjësi i rekuizitës Arben Gjeropi na njeh me reliket e cmuara që ruhen prej më shumë se gjysëm shekulli në këtë hapësirë.

Shumë prej objekteve janë pjesë dekoruese e skenës që tashmë ruhen si relike.

Mes qindra objektesh nuk mungujnë edhe aksesor të ndryshëm si helmeta, shpata , pushkë shandanë rripa mesi statuja, ora xhepi e varse.

Në këtë gardërobë të pasur ëshët i ruajtur edhe djepi i baletit Halili dhe Hajrija, Statuja e operas Kavaleria, statujat e rigoletos si dhe elemente dekuruese te operas komisarui vënë në skenë 1972, shpata e perdorur në operan Skënderbeu e vitit 1968. Si dhe qelqurinat, e përdorura te opera Traviata e 1957.
Disa prej tyre janë të ekspozura në stenda por ekziston një project që shumë prej këtyre relikeve unikale të mund të ekspozohen në një hapësirë muzeale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›