E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie do të luajë Marilyn Monroen

Londër, 17 gusht – Megjithëse aktoret Scarlett Johansson dhe Christina Hendricks ishin “në radhë” për rolin e Marilyn Monroes në filmin e ri “The Life and Opinions of Maf the Dog, and of His Friend Marilyn Monroe”, ky nder i ka takuar Angelina Joliet.

Andrew O’Hagan, autor i romanit “The Life and Opinions of Maf the Dog, and of His Friend Marilyn Monroe”, ka paralajmëruar në festivalin e librit në Edinburg ekranizimin e veprës së tij dhe ka zbuluar se Marilyn Monroen në film do ta aktrojë Angelina Jolie, ka raportuar “DailyMail”.

Xhirimi i filmit fillon së shpejti, ndërsa në film George Clooney do të aktrojë Frank Sinatrën, i cili ishte mik i Monroes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›