E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gum Wall, atraksioni më neveritës turistik

Seattle, 17 gusht - Muri i ndërtesës së teatrit në Seattle, i vendosur në rrugën Post Alley, mban emrin Gum Wall dhe është një prej atraksioneve më të mëdha turistike. Fjala është për murin me çamçakëz të ngjitur. Ngjitja e çamçakëzëve mbi këtë mur ka filluar në fillim të viteve të 90’, kur njerëzit, të cilët prisnin në radhë të gjata për blerjen e biletave të teatrit, filluan të ngjisnin çamçakëzë në mur.

Teatri ka tentuar dy herë të largojë çamçakëzët nga muri, por nga kjo ka hequr dorë përfundimisht në vitin 1999.

Sot muri është i mbuluar me çamçakëzë në të gjitha ngjyrat e mundshme dhe sa më shumë është rritur “instalimi”, arti i ngjitjes së çamçakëzëve është sofistikuar më shumë.

Derisa nga larg muri duket i mrekullueshëm, shikimi nga afër mund të shkaktojë vjellje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›