Topalli, përuron ekspozitën për Nënë Terezën
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përuruar një ekspozitë kushtuar humanistes Nënë Tereza. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja u shpreh se zonja Topalli ishte himni i dashurisë dhe dhembshurisë për njerëz që ishin të braktisur nga shoqëria. " Po të ndjekësh thëniet e Nënë Terezës gjen dashurinë që njeriu duhet të transmetojë.
Në çdo sjellje në jetën e saj ajo tregon se dashuria është e kundërta e egoizmit dhe individuallizmit", pohoi kryetarja e Kuvendit. Topalli tha se çdo gjë që Nënë Tereza ka realizuar e ka bërë të madhe Shqipërinë.