E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie është fanse e William dhe Kate

LOS ANGELES- Angelina Jolie ka zbuluar se është një fanse e madhe e Princit William dhe Dukeshës Kate.

Aktorja shprehet se është aq e prekur nga mirësia dhe sinqeriteti i ciftit mbretëror sa ka vendosur të mbajë në shtëpinë e saj edhe foton e tyre.

Ajo ka deklaruar se do të ishte e gatshme të luante edhe në një film mbi jetën e Dukeshës Kate.
"Angelina është hipnotizuar prej saj. Ajo pëlqen pamjen e saj si dhe mirësinë që transmeton ajo dhe bashkëshorti William. ", citohet të ketë thënë një burim i afërt me të për The Sun.

Jolie dhe Pitt kanë deklaruar më tej se vitin e kaluar e kanë ndjekur nga televizioni martesën mbretëror së bashku me fëmijët e tyre dhe që aty ka nisur tërheqja e parë me ciftin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›