Fier, një fshat ka 4 javë pa drita

Banorët e fshatit Cipllakë, komuna Libofshë, nisën sot protestën për t’u furnizuar me energji elektrike.
Shkak i mungesës së energjisë është bërë djegia e transformatorit, ndërrimi i të cilit nuk është bërë deri më tani. “Jemi rreth 70 familje pa drita. CEZ na premtoi se do ta zëvendësonte transformatorin e djegur me një të ri, të cilin do ta merrnin në Maqedoni, por deri tani nuk është bërë asgjë", u shpreh njëri prej banorëve.
“Jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike. Si fshat i kemi shlyer faturat në masën rreth 97%, ndërsa CEZ na lë pa drita. Pas kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme në komunë e në CEZ, sot kemi vendosur t'i drejtohemi prefekturës si përfaqesuesja e qeverisë dhe në se problemi nuk zgjidhet urgjentisht, do të përshkallëzojmë protestën deri në bllokim të rrugës”, thotë një tjetër banor.
Përfaqësuesit e prefekturës, pasi kane dëgjuar përfaqësinë e banorëve të fshatit Cipllakë dhe janë informuar mbi situatën, u kane premtuar se do të informojë qeverinë që të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore për ta detyruar CEZ të zgjidhë problemin e këtyre banorëve. /Start/
2012-03-26 16:17