E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle i dorëzon Jahjagës studimin e fizibilitetit për MSA-në

PRISHTINË- Komisioneri për Zgjerim në BE Stafan Fyle i dorëzoi sot Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Studimi i fizibilitetit do ta shohë Kosovën nga një këndvështrim i ndryshëm. Studiimi i tij do të bëjë një përfshirje të arritjeve të Kosovës dhe do të vlerësojë se cfarë duhet të bëjë Kosova”,- u shpreh Fyle.

Dorëzimi i studimit u bë gjatë takimit takimit inaugurues të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, i cili do të drejtohet nga presidentja e Kosovës, si një mekanizëm që synon të bashkërendojë dhe krijojë konsensus nacional në lidhje me integrimet.

Komisioneri Fyle gjatë fjalës së tij përmendi disa cështje të rëndësishme të studimit të fizibilitetit që Kosova duhet të përbushë duke e vënë theksin tek përparimi i reformave në administratën publike dhe respektimin e pakicave.

"Së pari në lidhje me tregëtinë e rëndësishme që Kosova të veprojë me rekomandimet e komisionit të majit 2011. Me rëndësi të përgatisni terrenin. Së dyti përparimi në reformat e administratës publike kryesore. Së treti qëllimi i këshillit të integrimit është të nxisë një konsensus të gjërë për axhendën europiane të Kosovës. Së katërti dua të fillojë një dialog i strukturuar me ministrin Kuci dhe Rexhepi në fund të muajit maj. Së pesti pakicat, duhet ti ofroni komunitet serb të drejtat kryesore”,- deklaroi Fyle duke shprehur besimin e tij që Kosova të arrijë sukses.

Fillimi i studimit të fizibilitetit për Kosovën është ndër temat kryesore të vizitës së sotme në Prishtinë të Komisionerit Fule. Studimi i fizibilitetit do të sigurojë një hulumtim gjithëpërfshirës për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në kornizën e politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Jahjaga: Serbia të pranojë realitetin e ri, Kosovën
Presidentja e Kosovës gjatë fjalës së saj u shpreh se Serbia duhet të pranojë realtetin e ti të Kosovës.
Jahjaga e cilësoi një hap para për integrimin e Kosovës, dorëzimin e studimit të fizibilitetit për MSA-në.Ajo u shpreh se të gjitha institucionet e Kosovës do përmbushin me përpikmëri normat dhe standardet integruese.
“Ky studim është një hap para për Kosovën në rrugën e saj të integrimit. Të gjitha institucionet janë të përkushtuara për përmbushjen e normave dhe standardeve të integrimit”,- theksoi Jahjaga.

Thaci, rruga e Kosovës e sigurt drejt BE
Kryeministri Hashim Thaci e ka cilësuar studimin e fizibilitetit si hapin e parë të nisjes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa u shpreh se kjo marrëveshje i lë të hapur Kosovës rrugën drejt BE.

Ai tha se shteti i Kosovës, shfaqet kështu i barabartë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim integrimin sa më të shpejtë në BE.

“Procesi i integrimit përtej politikave partiake. Vizioni i Kosovës është vizioni i shtetit të bazuar në dije e mirëqenie për të gjithë qytetarët e drejtuar në BE dhe NATO. Ky lajm është rikonfirmim i rrugës së sigurte drejt BE. Kjo arritja më me madhe e Kosovës në rrugën e integrimit. Kjo e bën Kosovën të barabartë me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, para saj ka sfida dhe forcimi i administratës publike mbetet një sfidë, si dhe vazhdimi i reformës gjyqësore për një luftë më efikase ndaj krimit të organizuar”, tha Thaci.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›