E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie heq te dy gjokset

Ka qenë një deklaratë shokuese ajo e aktores amerikane Anzhelin Zholi. Aktorja amerikane ka treguar se i është nënshtruar një masektomie të dyfishtë për të parandaluar kancerin e gjirit. Tashmë ajo nga 87 për qind ka vetëm 5 për qind të mundësisë për tu prekur nga kjo sëmundje. Në një letër të hapur për Nju Jork Tajms ajo ka treguar eksperiencën e dhimbshme për tu bërë apel garve që të marrin seriozisht këtë sëmundje. Duke sqaruar se ajo e ka ristrukturuar plotësisht gjoksin e saj, Zholi ka treguar se kjo nuk e ka bërë të ndihet më pak femër apo më pak e bukur. Duke falenderuar bashëkshortin e saj Bred Pit për mbështetjen, aktorja ka thënë se nuk ka hezituar të marrë këtë vendim duke menduar për fëmijët e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›