Angelina Jolie joshëse me fustan të bardhë përkrah Brad Pitt

Angelina Jolie feston ditelindjen e 38-te ne tapetin e kuq e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt. Aktorja e bukur mbushi dje 38 vjeç dhe vendosi të shoqërojë Brad në Berlin duke e mbështetur për premierën e filmit të tij të ri 'World War Z'.
Çifti ishte kombinuar në mënyrë perfekte me njeri tjetrin, me të bardhë dhe të zezë, Jolie kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë poshtë gjurit që tregonte format e saj. Ajo u dallua si një zonjë përkrah të fejuarit të saj dhe ishte gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes nga partneri i saj i famshëm.
Brad tha se ai dhe Jolie e kishin festuar pjesërisht ditëlindjen në aeroplan duke shkuar për në Gjermani, por kur e pyetën se çfarë i kishte dhuruar Angelines, ai tha: "Këto janë gjera private"./Indeksonline/