Rita Ora mori çmimin "Artistja më e mirë e Vitit"

Jemi mësuar zakonisht ta shohim duke festuar me "partneren e saj" Cara Delevingne deri në orët e hershme .
Por Rita Ora e zhgënjeu "gruan" e saj të martën sepse menjëherë pas marrjes së çmimit ajo shkoi në shtëpinë e të dashurit të saj Calvin Harris.
Si duket këngëtarja ka ndryshuar zakonin e mëparshëm që kur është lidhur me të dashurin e ri. Akoma e veshur me fustanin e saj gri dhe çmimin që mbante në dorë si artistja solo më e mirë, ajo vrapoi drejt veturës duke u drejtuar nga shtëpia e Kalvinit.
Rita Ora ka fituar çmimin Artistja e Vitit në ndarjen e çmimeve Glamour Women of the Year Awards. Ceremonia u zhvillua mbrëmë në Londër, ku vëmendja megjithatë shkoi te Victoria Beckham, e cila u kurorëzua si Femra e Dekadës/Indeksonline/