E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry: Robertin e kam thjesht mik

perry-ellleKaty Perry ka zbuluar se ka qenë e detyruar të sqarohet me Kristen Stewart pasi mediet rozë e kanë lidhur këngëtaren me aktorin Robert Pattinson, ish të dashurin e Stewart vetëm disa javë pas ndarjes së fundit të çiftit Twilight.

28-vjeçarja tha për versionin britanik të revistës Elle se i ka thënë aktores se mes saj dhe Robert Pattinson ka thjesht miqësi. Perry është fotografuar në disa raste bashkë me Pattinson që pasi ky i fundit u nda nga Kristen Stewart në muajin maj.

Kristen është ndjerë e tradhëtuar nga Katy dhe e ka marrë në telefon për ti kërkuar shpjegime.

I thashë që kurrë nuk do bëja diçka të tillë. I sqarova se po i ofroja vetëm miqësinë time Robertit, por fatkeqësisht unë kam gjoks dhe njerëzit mendojnë shumë gjëra të pasakta, shprehet Perry.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›