Anglezet Rusi 2018 e trukuar Putin e dinte
Pa kaluar me shume se 24 ore nga vendimi i FIFA-s per ti akorduar te drejten e organizimit te Boterorit 2018 Rusise shtypi anglez eshte hedhur menjehere ne sulm. Tabloidi The Sun e quan vendimin e Blaterit te trukuar madje shkon me tej duke pretenduar se Moska e kishte mesuar lajmin 24 ore perpara votimit. Shefi ekzekutiv i Rusi 2018 Aleksei Sorokin paskesh pasur aq besim sa mbremjen e 1 dhjetorit i kishte komunikuar homologut te vet anglez se vendi i tij kishte mjaftueshem vota ne xhep sa per tu shpallur fitues. Nje burim i afert i Sorokin tha per The Sun Aleksei e dinte qe me pare se Rusia do te shpallej vendi mikprites i Kupes se Botes 2018 dhe kete ua komunikoi rivaleve angleze.