Bie shi... shtyhet kampionati
Shkak eshte bere moti i keq qe ka detyruar federaten te shtyje te gjitha takimet. Java e 14-te e Superiores duhej te niste dje me takimin Laci-Vllaznia per te vijuar ne ditet pasuese me sfidat e tjera. Po ashtu sot do te luheshin edhe ndeshjet e javes se 12-te te Kategorise se Pare. Por as njera dhe as tjetra nuk do te zhvillohen keshtu qe do te kemi nje fundjave pa top dhe me syte vetem nga kampionatet e tjera evropiane ku natyrisht futbolli nuk do te ndalet packa se edhe ne Europe bie shi ben ftohte madje ben edhe shume here me ftohte se tek ne. Gjithsesi situata emergjente ne territorin tone e krijuar nga shirat e medha qe kane rene nga permbytjet e krijuara ne disa rrethe te vendit por edhe problemet e shkaktuara me rruget nacionale e ka detyruar Federaten Shqiptare te Futbollit te pezulloje aktivitetin. FSHF ka njoftuar per shtyrjen por pa bere te ditur se kur do te rikuperohen keto ndeshje. Kjo pasi pritet qe kushtet atmosferike ne Shqiperi te permiresohen dhe te ekzistoje komoditeti i duhur qe skuadrat te levizin nga njeri rreth ne tjetrin ashtu edhe gjyqtaret dhe delegatet e ndeshjeve.
Leonard Karaj