Sulaj Slargohemi nga keto ambiente
Ndryshe nga cfare ishte folur nje dite me pare qe dje paradite ne ambientet e klubit Dinamo do te vinte Agjencia e Sherbimit te Sporteve per te marre ambientet sipas vendimit te Keshillit te Ministrave te blute ka pasur qetesi. Skuadra eshte grumbulluar si gjithnje ne mesdite ka drekuar dhe me pas ka zbritur per te bere stervitjen e zakonshme. Megjithate ka reaguar presidenti i Dinamos Besnik Sulaj i cili e ka quajtur nje nder per klubin qe financon qe tashme do te jete pjese e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Se pari ne si drejtues pasi e kemi pare mire vendimin e Keshillit te Ministrave jemi ndjere te privilegjuar qe do te jemi pjese e kesaj ministrie. Qe do te thote se nuk do te na quajne me klubi i Policise por jemi pjese e kultures dhe e sportit. Ndryshimet e tjerat per cfare flitet ne nuk jemi ne dijeni sepse nuk ka ardhur te na thote njeri. Te gjithe tifozet e skuadres sone por dhe futbollistet te rrine te qete se Dinamo eshte do te jete dhe do te mbetet aty. Ne ato ambiente qe jane pjese e skuadres te te rriturve por dhe e akademise Dinamo ka theksuar presidenti i bluve Besnik Sulaj.