Anglezët i “trëmben” Balotelit
Për të përditshmen britanike, Mario Baloteli është futbollisti më i guximshëm në Europë, për faktin se arrin t’i përballojë fyerjet raciste që vijnë në drejtim të tij pothuajse çdo javë nga të gjithë tifozët italianë (dhe veçanërisht nga ata juventinë).“Daily Mail” i kushtoi sot një faqe më vete 20-vjeçarit zikaltër, duke përmendur edhe zërat e fundit që qarkullojnë mbi të ardhmen e “SuperMarios”. Sipas tabloidit, Premier Liga mund të jetë një stacion i preferuar për italianin, edhe pse presidenti i Interit, Masimo Morati, ka përjashtuar çdo mundësi largimi të sulmuesit.