E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglezët nuk sakrifikojnë për Etò, Interi do të përfitojë nga situata

Interi shpreson që të bëjë një blerje të madhe, ndërsa kampionati do edhe katër ditë që të fillojë. Dëshira e klubit zikaltër është që të risjellë në ekip Samuel Etonë, një futbollist që është bërë pjesë e lavdisë dhe e historisë.

Anzhi e ka nxjerrë në shitje lojtarin, pasi ka probleme financiare dhe nuk është i gatshëm që të shpenzojë më shifra të çmendura për yjet e ekipit. Në këtë situatë, menaxheri i tij, Klaudio Vigoreli, udhëtoi në Angli për të folur me përfaqësuesit e Çelsit dhe të Mançester Junajtid. Por, nga klubet angleze nuk mori përgjigje shumë optimiste. Kjo bën që zikaltrit të shpresojnë në marrjen e kamerunasit. Oferta që zikaltrit kanë nuk është shumë e lartë sa i përket anës financiare, pasi dihen vështirësitë e tyre ekonomike. Morati mund të paguajë 4.5 milionë euro në sezon dhe 12 milionë euro për kartonin e tij. Tek Interi shpresojnë që ndjenja e kamerunasit për klubin, ku ai bëri historinë, të mund të mbizotërojë dhe ai të vendosë të sakrifikojë nga ana financiare.

(e.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›