E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, familja shqiptare që jeton nëdy shtete, dhe flet vetëm me Skype

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Si jeton familja Danushi LONDER- Një emigrant shqiptar është detyruar të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri, duke lënë atje gruan dhe tre fëmijët e tyre. Madje vajza e vogël e familjes Danushi e njeh të atin vetëm përmes Skype.
 
Daily Mail trajton historinë e Edmond Danushi i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe  që kur ishte 18 vjeç. Në 2001 ishte njohur me bashkëshorten e  tij, (kur ishin adoleshentë) dhe më pas banonin në  juglinje të Londrës me 4 fëmijët e tyre, Elin, 10 vjeçe, Keiren,8, Aliyah,2 dhe Aalissa 10 muajshe.
  
Ai kishte humbur punën dhe në këto kushte nuk mund të përballonte të ardhurat prej 18.600 paund të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e familjes.
 
Autoritetet në Britani i kishin kërkuar të kthehej në Shqipëri për të plotësuar dokumentet por me legjislacionin e ri të ndryshuar ai nuk mund të kthehet më në Britani për tu bashkuar me familjen.
 
E shoqja Tereza thotë se po bën të pamundurën që familja të bashkohet dhe i bën apel autoriteteve britanike që të lejojnë të kthehet.

“Është e turpshme mënyra si më ndanë nga familja ime, Askush s’mund të kuptojë dhimbjen që ndjej. Më e dhimbshme është fakti se nuk kam qenë aty kur lindi vajza ime dhe vazhdoj të mos jem atje” - ka thënë Danushi në një komunikim me Skype nga Shqipëria.

Ai tregon se komunikimi me familjen bëhet çdo ditë me skype.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›