E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglezet zbresin përsëri ne fushe

Premier liga angleze luan sonte ne mbrëmje 4 takime te vlefshme për javën e 24 te saj dhe ne fushe do te zbresin tre nga 4 skuadrat qe luftojnë për titullin kampion te këtij sezoni: Ne Old Traford kryesuesit e Mançester United do te përballen me Aston Vilen. Pritet një ndeshje e lehte ne letër për formacionin vendas qe deri tani ka vendosur një rekord me vete duke mos pësuar humbje ne 23 sfida këtë sezon dhe për me tepër ne shtëpi ka arritur 11 fitore dhe 1 barazim. Ne stadium Of Lajt, surpriza Sanderland do te përballet me Çelsin. Ishte pikërisht kjo skuadër qe surprizoi ne Stamford Brixh 14 nëntorin e vitit te kaluar duke i shpartalluar 3-0 dhe duke i futur ne një krize te thelle kampionet ne fuqi te premier ligës. Aktualisht Sanderland ndodhet ne vend te 6-te ne renditje ndërsa londinezet vine pas dy fitoreve rresht ne kampionat pavarësisht se ne fundjave nuk shkuan me shume se barazim 1-1 me Everton ne Fa Cup. Ne takimet e tjera Arsenal pret ne Emirejts, Everton ne përpjekje për te mbajtur te njëjtin hap me kryesuesit e Mançester United, ndërsa takimi tjetër mes WBA dhe Uigan është sfida mes dy skuadrave qe kërkojnë ne mënyrë te dëshpëruar sa me shume pike për mbijetesën ne premier. Skuadra e Di Mateo vjen pas 6 humbjesh ne 7 takimet e fundit pavarësisht se faktori fushe pritet te jete mjaft i rëndësishëm për te zotet e shtëpisë. Këto 4 takime do te keni mundësi ti ndiqni ne paketën Tring: ne orën 20:45 Sanderland ? Çelsi dhe Arsenal Everton dhe ne orën 21:00 Mançester United ? Aston Vila dhe Wba ? Uigan.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›