E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, vjen goli i parë

Ka ardhur edhe goli i pare për Lorik Canen ne kampionatin turk. Kapiteni i kombëtares ka treguar se është ne forme te mire ne prag te miqësores me Slloveninë, duke spikatur ne fund jave ne takimin mes Gallatasaraj dhe Eskishehirspor. Cana ka shënuar golin e pare te takimit për vendasit duke devijuar me koke një gjuajtje nga larg te Sabri Sarioglu. Topi ka përfunduar ne rrjete duke e gjetur ne kundër kohe portierin kundërshtar. Rezultati përfundimtar i këtij takimi është sigluar ne shifrat 4-2 për Gallatasaraj. Cana ka zhvilluar një ndeshje te mire ndërsa për trajnerin rumun Haxhi nuk ka qene surprize shënimi i golit nga shqiptari, pasi ai po gëzon një forme te mire. Lorik Cana nuk shënonte qe nga koha qe ishte te Marseja, ndërsa ky gol ishte i pari për te qe kur ka ardhur ne Stamboll.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›