E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United, vjen humbja e parë

Premier liga angleze konfirmohet edhe njehere kampionati me i bukur ne bote qe dhuron emocione, spektakël, surpriza dhe mjaft te papritura. Ne javen e 26-te te premier liges kryesuesit e Mancester United pesuan dhe humbjen e pare sezonale pikerisht ne fushen e skuadrës se fundit ne renditjen e pergjitshme Uollverhempton me rezultatin 2-1. U duk nje ndeshje e lehte per skuadren e Ser Aleks Ferguson kur shenoi qe ne minuten e 4 me ane te Nanit. Por 6 minuta me vone Elokobi barazoi shifrat, nderkohe qe ne minuten e 41 Dojl ktheu gjithçka ne favor te te ashtuquajturve ujqërve, rezultat i cili nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Pas kesaj humbjeje Mancester United mban vendin e pare ne klasifikim me 54 pike, por tani arsenal qendron prapa krahëve te tij me vetem 4 pike me pak pas rezultatit te pabesueshëm 4-4 ne Njukesll. Topçinjtë, te cilet mund ta kishin ngushtuar diferencën me kryesuesit, e mbyllen pjesen e pare 0-4 por vendasit arritën te kthejne gjithçka ne baraspeshe ne te dyten fale dy penalltive te Xho Barton, Best e Tiote ne harkun kohor te 20 minutave Jave teper e favorshme per Mancester City-in e teknikut Mancini qe fale Karlito Tevez me nje triplete pikerisht ne 27 vjetorin e tij te lindjes, mundi West Bromuic Albion 3-0 duke u afruar 5 pike me rivalet e përjetshëm te Mancester United. Kjo jave ka vendosur edhe nje rekord me vete ne futbollin anglez Kun e 7 sfida u shenuan 38 gola ose e thene ndryshe pak me shume se 5 gola per ndeshje.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›