Anglezi Michael Riley, gjyqtari i ndeshjes Shqiperi-Holandë

Shqipëri-Holandë, e vlefshme për ditën e tetë të kualifikueseve të Grupit G të Euro 2008, do të drejtohet nga gjyqtarë britanikë. Michael Riley, 42 vjec, arbitër i FIFA-s që nga janari i vitit 1999, do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa ndihmës të tij janë Darren Cann dhe Mike Mullarkey. Gjyqtari i katërt është Rob Styles, edhe ky anglez.
Rilej është gjyqtari i parë anglez që gjykon Shqipërin në këto eliminatore. Në takimin e parë kundër Holandës, më 11 tetor në Amsterdam, gjykoi izraelit Alon Yefet, i cili dukshëm mbajti anën e "tulipanëve" me mosdhënien e dy penalltive të pastërta.
Është e njohur sulmi që trajneri i Celsit, Hoze Mourinjo, i bëri gjytarit Rilej gjatë ndeshjes cerekfinale të Kupës së Anglisë, Celsi-Totenhem, ku tekniku i bluve e kishte sharë në gjuhën portugeze.
Gjyqtarët e ndeshjeve të Shqipërise
• Bjellorusi-Shqipëri 2-2, Tony Asumaa (Finlandë)
• Shqipëri-Rumani 0-2, Olegario Benquerenca (Portugali)
• Holandë-Shqipëri 2-1, Alon Jefet (Izrael)
• Shqipëri-Slloveni 0-0, Jozef Atuard (Maltë)
• Bullgari-Shqipëri 0-0, Jonas Erikson (Suedi)
• Shqipëri-Luksemburg 2-0, Lasha Silagava (Gjeorgji)
• Luksemburg-Shqipëri 0-3, Paulius Malzinskas (Lituani)
• Shqipëri-Holandë, Michael Riley (Angli)
Cmimet e biletave
Interesimi për të ndjekur "live" takimin Shqipëri-Holandë në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" është në pikun e tij. Biletat e tribunave A dhe B, ato të mbuluara, janë të gjitha të rezervuara për institucione dhe zyrtarë të rëndësishëm, ndërkohë që në treg janë biletat e tribunave të tjera. Për ndeshjen me Holandën të vlefshme për eliminatoret e Euro 2008 cmimet janë: tribunat qendrore (A, B) 5000 lekë, karshia D2 3000 lekë dhe ato D1, D3 2000 lekë dhe ato harkore (E, C) nga 500 lekë.