E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i bukur i Salihit për tripikëshin e SV Ried

Goli I dytë I Salihit këtë sezon vjen kundër ekipit Wacker Tirol që Ried zhvilloi në transfertë mbrëmë. Ishte një krosim I Drechsel nga ana e majte e fushës që gjen Salihin para portës kundërshtare që ky I fundit me kokë të tund rrjetën e vendasve. Salihi zëvendësohet në minutën e 85’ të ndeshjes me Toth. Ndeshja është luajtur në një atmosferë të tensionuar me duele të ashpra që më në fund me kartonin e kuq dhënë lojtarit të Ëacker Tirol , Martin Saltuari në min. e 89’ të eskalojë situata si nga ana e tifozëve ashtu edhe nga pankina e vendasve mirëpo ishte policia ajo që qetësoi situatën.
Në ndeshjen mes Austria Wien dhe Karnten që përfundoi me fitoren e vendasve 1:0, Emin Sulinai ka filluar lojën si titullar që të zëvendësohet në pjesën ë dytë kurse Gërcaliu ka hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes.
Kliko per golin e Salihit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›