Angli: Arrin në 246 numri i të prekurve nga virusi
Londër - Gjithmonë e më shumë në Angli po shtohen rastet e konfirmuara të të prekurve nga gripi i derrave. Ditën e djeshme, autoritet e Ministrisë së Shëndetësisë konfirmuan se ky numër arriti në 246, duke cilësuar se dy raste kanë ndodhur në Skoci dhe një në Uells.
Ndërkohë që virusi vazhdon të zgjerohet në Kolegjin Eton në Zonën Berkshir, kolegj në të cilën kanë studiuar Princi Çarls, Uilliam dhe Herri si dhe 18 kryeministra. Në shkollën e “të zgjedhurve” janë konfirmuar katër raste të të prekurve nga ky virus si dhe janë 32 raste të dyshuara.
Ndërkohë të gjithë nxënësit dhe mësuesit jkanë nisur të mjekohen me antiviralë për t’u ruajtur nga ky virus.
Javën e kaluar, shkolla Uellford në Birmingam u mbyll pas konfirmimit se 76 studentë ishin të prekur nga gripi i derrave.