E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Serbia nuk është e kushtëzuar nga Kosova

Beograd -Presidenti Boris Tadiç ka deklaruar se në integrimet euroatlantike askush nuk do ta shantazhojë Serbinë me njohjen e Kosovës. Në një takim të Partisë Demokratike, të cilën ai e drejton, Tadiç ka saktësuar se për këtë ka marrë konfirmime të forta nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden.

Sipas tij, e njëjta gjë vlen edhe për integrimin e Serbisë në NATO kur të vijë koha për këtë. Presidenti serb ka shtuar se Serbia do të luftojë për Kosovën me të gjitha mjetet diplomatike. (rel/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›