Basha: Ndihmë fermerëve
Elbasan - Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Lulzim Basha, ka premtuar në takimin me banorë të Hotolishtit dhe të Polisit se, në katër vitet e ardhshme, do të gjashtëfishohet granti për fermerët. “Gjatë këtij mandati, 13 mijë familje përfituan 30 milion dollarë, deri ne vitin 2010 do të kenë 22 milion dollarë. Në 4 vitet e ardhshme do të katërfishohen, se për ne, integrimi evropian nuk ka kuptim pa fshatin evropian”-theksoi Basha
Alternativa e “politikës së re” të Edi Ramës, tha Ministri Basha, është riciklimi i ministrave të diktaturës komuniste.
“Nën etiketën politike e re, të rikthejë ministrat e diktaturës, ata që gjakosën studentet, ata që varfëruan shqiptarët dhe që kërkojnë të pasurohen përsëri si monopolistë në ortakëri me krimin dhe konfliktin e interesit”-vijoi më tej ai.
Ministri i Jashtëm Basha ka bërë një bilanc të investimeve në këto komuna ku ka theksuar se, në këtë mandat janë investuar 1.755 miliard lekë të vjetra në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, etj.