Angli-Shqiperi raporte te institucionalizuara per mjedisin

Tirane 24 shtator NOA - Shume shpejt do te hidhen bazat e institucionalizimit te marredhenieve ne fushen e mjedisit mes Shqiperise dhe Anglise.
Nje fakt i tille u theksua gjate nje takimi qe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu zhvilloi me parlamentarin anglez Mark Pritchard i cili shoqerohej edhe nga ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mclleham si dhe nga ambasadori i Shqiperise atje Zef Mazi.
Gjate ketij takimi ministri Mediu e njohu Pritchard me reformat ne te cilat eshte perfshire ministria e Mjedisit si dhe hapat e shpejte qe jane hedhur ne drejtim te perafrimit te legjislacionit me BE si prioritet paresor i MMPAU.
Gjithashtu Mediu u shpreh gjate ketij takimi se bashkepunimi i deritanishem me institucionet angleze te Mjedisit ka qene i frytshem por qe tashme ka ardhur momenti per te njohur nivele akoma edhe me te larta bashkepunimi.
Ne kete kontekst ata shprehen bindjen e perbashket se eshte ne interesin e te dy vendeve qe ky bashkepunim te konsolidohet akoma me shume ne fushen e pyjeve mjedisit por edhe te konsiderohet si nje perparesi bashkepunimi dhe studimet e perbashketa edhe ne nivele universitare.
Nderkaq parlamentari britanik pasi u njoh me problemet mjedisore ne Shqiperi kryesisht per sektorin e mbetjeve dhe ate te biodiversitetit per te cilat shprehu interes te vecante ai e pergezoi ministrin Mediu per performancen qe eshte duke treguar ministria e Mjedisit persa i perket punes se bere ne perafrimin e legjislacionit por edhe ne rezultatet e arritura ne fushen e inspektimeve.
n.e/NOA