E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furrat dhe mbetjet Mjedisi gjobit 67 komuna dhe bashki

Gjobat kapin vleren e 48.300.000 lekeve te reja. Ndotja ISHP Ne prokurori 19 persona.

Mungojne landfillet mbetjet urbane nuk trajtohen po keshtu furrat gelqerore duket se kane gjetur parajsen edhe pse rete e zeza arrijne lartesite e qiellit. Komuna dhe bashki ne disa qytete te vendit nuk kane menaxhuar keto problematika si dhe kane lejuar subjekte te ndotin ambientin. Per kete mjedisi ka ndeshkuar me gjoba 67 komuna dhe bashki. Drejtori i Kontrollit ne Ministrine e Mjedisit Alfred Deshati ka bere te ditur se qe nga janari i ketij viti komunat dhe bashkive e gjobitura kap vleren e 48.300.000 lekeve te reja. Mosmenaxhimi Ndotja e larte mjedisore e shkaktuar sipas Deshatit ka ardhur pikerisht per shkak te mosadministrimit total te mbetjeve. Por nga ana tjeter Deshati nuk ka pranuar te mbaje te gjithe pergjegjesine sipas tij Instituti i Shendetit Publik eshte nje tjeter institucion qe mund te vendose gjoba dhe te mbylle aktivitetin e subjekteve qe ndotin mjedisin. Per sa i perket vjeljes se gjobave sqarojme se me ndryshimin e fundit ne ligjin per kundravajtjet administrative gjobat mjedisore perbejne titull ekzekutiv dhe detyrojne institucionin e Permbarimit te garantoje ekzekutimin e tyre. Pervec gjobave Ministria e Mjedisit ka perdorur te gjitha instrumentet e tjere ligjore per garantimin e respektimit te standardeve mjedisore ne vend. Me dhjetera kallezime penale per kundravajtje te renda jane depozituar prane prokurorise e cila ka detyrimin per ti cuar ato deri ne fund. Ne bashkepunim me Inspektoratin e Ndertimit ne kemi ndihmuar ne prishjen e aktiviteteve te paligjshme me ndikim negativ ne mjedis pasi ky i fundit ka detyrimin ligjor per te nderhyre ne te tilla raste - tha drejtori i Kontrollit ne Ministrine e Mjedisit. Gelqeroret Po keshtu Deshati ka theksuar se te gjitha furrat e gelqeres ne Fushe-Kruje do te mbyllen dhe mbi 15 subjekteve u eshte hequr leja mjedisore per trajtimin e gomave. Ne zonen e Fushe-Krujes jane me dhjetera subjekte qe djegin gelqere prej shume vitesh duke shkaktuar ne ajer ndotje te madhe me gazra helmues. Ministria e Mjedisit ka kerkuar qe Instituti i Shendetit Publik jo vetem te konstatoje problemet ne mjedis te cilat ndikojne rende ne shendetin e njerezve duke rritur numrin e te semureve me kancer ne kete zone por edhe te marre masa ne terren. Ligji i jep shume kompetenca Institutit te Shendetit Publik qe duhet te veproje kur behet fjale per shendetin e njerezve - tha Deshati. Por ISHP thote se ka marre hapat ligjore duke cuar ne prokurori mbi 19 persona deri ne vitin 2009. Por sipas te dhenave zyrtare rezulton se gjykata ka vendosur denime te uleta per keta persona te cilet prej vitesh po shkaktojne jo vetem nje ndotje te mjedisit por jane shkaktaret kryesore te rritjes se numrit te personave me semundje polmonare dhe kancerogjene ne kete zone.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›