E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Ligji i ri mbetjet urbane do te kthehen ne burim energjie dhe gazi

Tirane 25 Shtator NOA - Ministria e Mjedisit prezantoi projekt-ligjin e ri per menaxhimin e integruar te mbetjeve i cili eshte pjese e paketes ligjore qe eshte duke u hartuar per perafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian.

Me ligjin qe po prezantojme do orientohemi drejt krijimit te skemave te administrimit ne nivel rajonal cka nenkupton studimin dhe gjetjen e vendepozitimeve te pershtatshme ose landfilleve rajonale tha ne fjalen e prezantimit ministrit i Mjedisit Fatmir Mediu.

Gjithashtu ministri Mediu e vuri theksin edhe te problemet qe i vijne turizmit nga situata aktuale e menaxhimit te mbetjeve sektor ky prioritar qe do te ndjeje shume shpejt ndryshimin pas miratimit te ketij ligji.

Jemi te gjithe te vetedijshem per problemin e mprehte mjedisor por edhe shendetesor qe paraqet mungesa e nje menaxhimi korrekt te mbetjeve ne vend. Nga ana tjeter turizmi si nje prioritet per zhvillimin ekonomik te vendit vuan pasojat e veta prej kesaj gjendje e sidomos ne zonat me perspektive dhe orientim turistik tha me tej Mediu duke shtuar se administrimi i mbetjeve urbane ne keto zona duhet te perbeje prioritet te njesive vendore institucioneve rajonale dhe atyre qendrore.

Sipas Mediut aktualisht jane ne proces dy projekte rajonale te administrimit te mbetjeve si ai i rajonit te Korces me Pogradecin Erseken Bilishtin Maliqin dhe komunat perreth si edhe projekti rajonal i Shkodres me Malesine e Madhe Lezhen dhe komunat perreth.

Ajo qe verehet deri tani eshte se ende njesite vendore nuk kane marre pergjegjesite qe u jep ligji per administrimin e mbetjeve ne rajonin e tyre administrativ tha mes te tjerash Mediu.

Duke perfunduar se kjo menyre administrimi eshte nje model qe aplikohet ne shume vende te rajonit dhe te Bashkimit Europian.

Nje synim paresor i politikave te ministrise eshte qe mbetjet nga nje problem mjedisor te shihen dhe te perdoren si nje burim i prodhimit te energjise apo gazit.

Teknologjite aktuale favorizojne mundesite e ndertimit te inceratoreve per perdorimin e mbetjeve per prodhim energjie perfundoi fjalen e tij Mediu.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›