E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli aksident rrugor 7 te vdekur e 43 te plagosur


27 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin në Somerset të Anglise në një aksident të frikshëm rrugor që ka marrë 7 jetë njerëzish e ka shkaktuar të paktën 43 të plagosur.

“Perplasja, - sic rrefejne zyrtaret vendas, - eshte pasuar nga nje lemsh gjigant zjarri”. Shkaqet e aksidentit te shumefishte nuk jane zbardhur ende, por nuk perjashtohet mundesia qe nje arsye per kete fatkeqesi kete qene moti i keq, pasi ne zone ishin regjistruar me heret reshje te dendura shiu dhe mjegull. Deshmitaret okulare rrefyen per Reuters momentet e tmerrit.

“Kisha rreth 5 makina perpara, kur befas ndaluam. Nuk po kuptonim c`behej. Papritur pame flaket te shperthenin. Eshte nje tragjedi e vertete, nuk e imagjinoni dot se cfare perjetohet ne ato momente, te rrish aty e te shohesh i pafuqishem c`ndodh perreth dhe thjesht te shpresosh qe te arrijne te shpetojne sa me shume njerez qe te jete e mundur”, tha dëshmitari.

16 prej te plagosurve qe jane ne gjendje me serioze kane pesuar trauma te ndryshme, perfshire kocka te thyera, demtime ne zonen e barkut dhe plage ne gjoks e mushkeri. Asnje prej tyre nuk eshte megjithate ne rrezik per jeten. Drejtuesit e automjeteve qe kaluan ne vendngjarje 30 minuta pas aksidentit tregojne se skena qe pane me syte me tyre ishte e llahtarshem, ndersa ne zonen aty, ishte shume nxehte. Zyrtaret lokale thone se nje aksident i permasave te tilla nuk ishte pare prej vitesh dhe se pasojat e tij mund te kene ndikim te madh ne jetet e shume njerezve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›