E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami kremtohet ne trojet shqiptare


Festa e shenjtë e Kurban Bajramit festohet ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, bëri thirrje për më tepër harmoni, gëzim dhe paqe, në këtë ditë të shënuar.

"Kurban Bajrami është festa e sakrificës, e durimit dhe e varfërisë. Besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit", tha Muça.

Presidenti Topi dhe krerë të tjerë të shtetit uruan të gjithë besimtarët muslimanë. Në të njëjtën ditë, Aleanca Kuq e Zi publikoi një komunikatë, në të cilën i bashkohej urimeve, por shtonte se “partitë nuk duhet të përdorin besimin për të fituar kapital politik”.

Bajrami është duke u përjetuar me gëzim edhe në trojet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi morrën pjesë në kremtimet e mbajtura në xhaminë kryesore të Prishtinës, ndërsa kryeimami Sabri Bajgora veçoi se “nëpërmjet bërjes së kurbanit, të gjithë muslimanët afrohen dhe solidarizohen më shumë me realitetin e atyre që jetojnë në kushte të vështira ekonomike”.

Duke përfituar nga rasti, Top Channel i bashkohet urimeve për të gjithë besimtarët muslimanë.

Topi uron besimtarët

Presidenti i Republikës Bamir Topi uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

"Kjo festë e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tij.Le të shërbejë kjo ditë e shenjtë e kalendarit islamik si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes", thuhet në mesazhin e urimit.

Të dielën në mengjes, besimtarët myslimanë do të kryejnë ritin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e qyteteve të tyre, por edhe në objekte të tjera të kultit.

Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, prerja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta.

Kurban Bajrami është një ndër dy festat e besimtarëve myslimanë krahas Fitër Bajramit. Në këtë ditë bëhet kurban për hir të Zotit dhe mishi u dhurohet të varfërve. Në thelb, kjo festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të Profetit Ibrahim, të konsideruar "baba i profetëve", i cili u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i Zotit përcjellë në ëndërr. As Ibrahimi e as djali i tij, sipas burimeve hyjnore, nuk e vunë në dyshim dhe në diskutim urdhrin e Zotit, duke pasur një nënshtrim të plotë, provë e besimit dhe e devotshmërisë së tyre. Por, në momentin kur profeti Ibrahim do të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga Zoti i vjen urdhri për ta ndalur dorën, duke i dhuruar një dash, që më pas u bë kurban për hir të Zotit. Nga kjo ndodhi, besimtarët përftojnë urtësinë e zbatimit të urdhrave hyjnorë, pa devijuar prej tyre me arsyetime sofistike dhe ky është tregues i një devotshmërie të thellë. Vlerë dhe urtësi tjetër e Kurban Bajramit është nxitja për dhurim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në varfëri e në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe forcimi i raporteve miqësore dhe familjare mes besimtarëve. Po kështu, Kurbani ka edhe vlerën e falënderimit të Zotit për furnizim nga dhuntitë e Tij.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›