E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi bisedimet per qeverine e re


Lideri kryesor i opozitës greke do të takohet me presidentin e vendit ditën e dielë, në një përpjekje të re për të zgjidhur bllokimin politik të vendit përballë krizës së borxheve.

Antonis Samaras, kryetari i partisë “Demokracia e Re”, refuzon që të marrë pjesë në qeverinë e bashkimit kombëtar, të propozuar nga kryeministri i shumëkritikuar, Jorgos Papandreu.

Ai e ka cilësuar politikën e Papandreut si të “rrezikshme” për vendin dhe ka bërë thirrje të përsëritura për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, kryeministri thekson se zgjedhjet duhet të presin deri sa paketa jetike e ndihmave nga ana e Bashkimit Europian, të aprovohet. Pas dështimit të Kriza grekeQeveria, Papandreu takon Papulias Greqi, qeveria "Papandreu" në sprovën e madhe Merkel: Prioritet, euro dhe jo Greqia një mocioni mosbesimi ndaj kabinetit aktual në parlament, besohet se presidenti Karolos Papulias, do të përpiqet të negociojë me Samaras bashkëpunimin e tij me Papandreun, për të bërë të mundur realizimin e qeverisë teknike.

Në një sondazh të kryer gjatë javës, shikohet se shumica e grekëve do të preferonin më shumë një qeveri të formuar nga përfaqësues të të gjitha partive, në vendin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, në vend vazhdon debate se kush do të drejtojë qeverinë e re që mund të formohet. Ekzistojnë spekulime se do të jetë Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, ai që do të marrë rolin e Kryeministrit të përkohshëm, pasi Papandreu la të nënkuptonte që mund të largohej, nëse kjo konsiderohej si zgjidhja më e mirë për qeverinë e re.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›