E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, arrestohet ish-ndihmësi i Kameronit

Ish-drejtori për komunikime i kryeministrit britanik, Dejvid Kameron, është arrestuar nën dyshimet për dëshmi të rreme.

Arrestimi i Endi Koullsonit ka të bëjë me dëshminë që ka dhënë në dhjetor të 2010-ës, në gjykimin e politikanit socialist, Tomi Sheridan.

Kjo është hera e dytë që arrestohet, pasi në korrik të vitit të kaluar është arrestuar për dyshime për përgjim të telefonave në gazetën tashmë të mbyllur “News of the World”.

Pas largimit nga kjo gazetë në vitin 2007, Koullson është bërë drejtor për komunikime i Kameronit.

Ai ka dhënë dorëheqje në janar të 2011-ës, për shkak të presionit në lidhje me skandalin e përgjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›