E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE miraton Udhërrëfyesin për Kosovën

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (Coreper), kanë finalizuar sot tekstin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, i cili përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet t`i plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen. Kjo është bërë e dituar nga Komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom.
 

“Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar Malmstrom në rrjetin social, Twitter.
 

Ende nuk dihet saktësisht se kur do t`iu dorëzohet Udhërrëfyesi autoriteteve kosovare, por vazhdimisht është theksuar se kjo do të ndodh më së largu në fund të pranverës.
 

Po sot, në Bruksel, Komisioni Europian ka nisur dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit me Kosovën. Për këtë qëllim, në kryeqytetin europian, ndodhet Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›