Anan: Siria në pikën e kthesës

Anan e bëri këtë deklaratë pas bisedimit me Presidentin e Sirisë, Bashar Al-Asad. Anan tha për gazetarët se plani i tij, i mbështetur nga ndërkombëtarët, nuk po implementohet siç duhet.
Ndërkohë, shumë shtete perëndimore kanë dëbuar diplomatët sirianë pas masakrës së të premtes në Hula, ku u vranë 108 persona, 49 prej të cilëve fëmijë.
“I bëra thirrje Asadit që të ndërmarrë hapa vendimtarë – jo nesër, tani – për krijimin e një vrulli për implementimi për planin”, tha Anani.
Ndërkohë, Presidenti francez, François Hollande, tha nga Parisi se një “ndërhyrje ushtarake në Siri” nuk mund të përjashtohet, pas shqyrtimit në Këshillin e Sigurimit.
Ai tha se do të diskutojë në lidhje me Sirinë edhe me homologun rus, Vladimir Putin, kur të vizitojë Parisin të Premten.
Hollande po ashtu tha se një takim i quajtur “Miqtë e Sirisë” do të mbahet në muajin qershor në Paris të Francës./Start/F. P/
2012-05-30 09:31