Dhuruesit e gjakut pakete perfitimesh per vullnetaret
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një paketë përfitimesh për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut. Në Shqipëri, numërohen mbi 7 mijë dhurues vullnetarë, të cilët pritet të përfitojnë lehtësi shërbimesh. Duke nisur nga transporti publik falas, deri tek ekzaminimet shëndetësore me kosto të ulët.
“Dhuruesit e gjakut te ne të kenë disa përfitime apo lehtësime nga sistemi. Jemi në një proces për të kërkuar mirëkuptim më të gjerë dhe nga aktorët e tjerë për të parë mundësinë e transportit falas, siç është dhe në vende të tjera, një vizite pa rradhë në institucionet shëndetsore, mospagesës për ekzaminimet e shtrenjta”-tha Pëllumb Pipero, Drejt i Politikave, MSH.
Pipero shton se cilësia e gjakut do të jetë më e sigurt në fillim vitin e ardhshëm, pasi në vendin tonë priten të hyjnë dy pajisje të fjalës së fundit më një vlerë prej 1 milion dollarë. Ato do të shërbejnë për analiza më të specializuara të gjakut.
“Vitin tjetër është planifikuar nga buxheti i shtetit që kjo siguri të jetë e sofistikuar në qendrën kombëtare të dhurimit të gjakut, pra, do të blihen dy aparatura moderne, shumë të shtrenjta që të dyja bashkë kushtojnë rreth 1 milionë dollarë që si të thuash zgjeron gamën e sigurisë, realizon analiza të tjera shtesë në mënyrë që gjaku ynë të jetë edhe më i sigurtë nga ç’është”-theksoi ai.
Gjatë verës banka e gjakut, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, nuk ka pasur mungesë të gjakut. Fushatat e shpeshta për dhurimin e gjakut ka bërë, që nëpër qendrat e urgjencës dhe në spitalet e vendit të ketë pasur rezerva të mjaftueshme.
Julia Bardhushi