Matura e ngarkuar ne 2012-en shtohen dy provime te reja
Matura shtetërore do të jetë më e ngarkuar vitin e ardhshëm, pasi pritet të shtohen dy provime të reja të detyrueshme. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Petraq Papajorgji thotë gjithashtu për “AS” se nuk do të ketë më korrigjime me dorë, por kontrolli i testeve do të kryhet në mënyrë dixhitale. Kjo metodë shton ai do të shkurtojë kohën e daljes së rezultateve.
“Matura, vitin që vjen do të jetë e ndryshme në dy drejtime. Së pari, do të shtohen numri i lëndëve të detyruara, pra numri i lëndëve që do të jepet provim do të jetë më i madh dhe nga pikëpamja e teknologjisë që do të përdoret për të vlerësuar provimet e maturës vitin që vjen do të ketë ndryshime cilësore mjaft të mëdha. Tani po përfundojmë një projekt me një kompani austriake që do të vendosë një sistem informacioni për të mbledhur të dhënat për nxënësit”-tha Papajorgji.
Në lidhje me trasparencën e vlerësimit të maturantëve gjatë këtij viti Papajorgji theskon se nuk ka asnjë mundësi abuzimi. Rezultatet sipas tij janë online dhe nuk mund të ndryshojnë për asnjë arsye.
“Libri i transparencës është fare transparent, publik. Sasia e pikëve e marrë nga çdo nxënës është e llogaritur në mënyrë të saktë, shpërndarja e studentëve nëpër degë të ndryshme duke u bazuar në preferencat e nxënësve është një proces që bëhet për të gjithë njëlloj, ndërsa procesi i lëvizjes në rastet kur krijohen boshllëqe po ashtu është transparent. Është një sistem që ushqehet në mënyrë horizontale dhe vertikale, pra, vendet vakante mbushen në mënyrë automatike”-theksoi ai.
Këtë të diel është mbyllur dhe faza e parë e regjistrimit të maturantëve në universitete. Pas kësaj faze pritet të kryehet dhe një tjetër raund regjistrimimesh nga vendet, që mund të mbeten bosh.
Julia Bardhushi