Angli hetime rreth sulmeve ne Suedi

Policia britanike ka bastisur nje shtepi ne veri te Londres ne kuader te hetimeve te shperthimeve te se shtunes ne Suedi.
Ata thone se nuk jane bere arrestime dhe se nuk kane gjetur materiale te rrezikshme.
Personi qe dyshohej se ishte pergjegjes per dy shperthime ne mes te nje zone tregtare ne Stokholm u vra ne keto shperthime.
Nje faqe interneti islamike e identifikoje ate si nje shtetas irakian qe kishte studiuar ne Angli.
Disa minuta para shperthimit agjencia suedeze e lajmeve TT dhe sherbimet e sigurimit moren nje email qe kercenonte me sulme per shkak se Suedia nuk i kishte denuar karikaturat e profetit Muhamed dhe se kishte derguar trupa ne Afganistan
Sherbimi suedez i sigurise thote se po i konsideron shperthimet e se shtunes si krim terrorist.
Shperthimet ndodhen ne mes te nje zone tregtare te ngarkuar. Nje burre u gjet i vdekur pas incidentit ndersa deshmitaret thane se po mbarte nje mjet shperthyes.