Angli kriminelet shqiptare pastrojne parate

Detektiv Inspektori Iain Mansphield ne Scotland Yard i cili udheheq nje skuader ne luften kundra grupeve kriminale shqiptare deklaroi se keto grupe apo individe nuk po i investojne parate e fituara ne Angli por tentojne kalimin e tyre ne kesh jashte shtetit ishullor.
Sipas tij arsyeja e transferimit te parave jashte Anglise lidhet me friken e kapjes nga policia dhe perballjen e sekuestrimit te pasurive te perfituara nga aktivitet kriminale pas marrjes se denimit.
Deklarata e zotit Mansphield ilustrohet me kapjen nga Agjencia Britanike e Kufirit UK Border Agency te nje shqiptari fundjaven e shkuar me 20000 euro ne portin Holyhead ne Uells per te cilat ai nuk mundi te provoje origjinen e tyre.
Gjate dy javeve te fundit te muajit qe lame pas ne portin e Doverit policia kapi ne total 150000 sterlina ne kater operacione te vecanta ku parate e sekuestruara u perkisnin 3 shqiptareve dhe 2 kosovareve.
Detektiv Inspektrori Charlie Stokes nga policia portuale e Doverit thote se nuk ndodh shpesh qe ne te kapim persona te cilet posedojne shuma te medha parash ne nje hark kohor kaq te shkurter. Ai sqaron se qe te gjithe personave qe i jane kapur keto shuma parash po perballen me ligjin si te akuzuar per pastrim parash.
Ne muajin maj nje gjykate londineze denoi me pese vite e gjysme burg Lulzim Lumaj per pastrim parash pasi ne makine iu gjeten 380000 euro te perfituara nga shitja e droges.
10 muaj perpara arrestimit ne Londer dhe me pas denimit me 14 vite burg per posedim te 22 kilogram heroine me vlere shitje ne rruge 15 milion paund Elton Negros policia franceze do ti sekuestronte 500 mije euro.