E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika privatizon Shqiperine

Shfrytezimi pa kriter i pyjeve eshte kthyer ne nje fenomen qe ka shtrire rrenjet thuajse ne cdo zone te vendit. Nje biznes qe garanton fitime te majme per abuzuesit te cilat jo pak here jane te fshehur pas flamureve politike. Keta abuzues jane kthyer ne padrone te zonave te tyre duke sfiduar kedo e gjithcka edhe vete ligjin.

Fill pas viteve 90 mbi pyjet nisi nje vale e frikshme shkaterrimi. Nga pasuri e te gjitheve ajo u be pasuri e askujt dhe ashtu si kolonizatoret qe kishin zbuluar nje toke te re iu sulen pyjeve duke prere shkaterruar djegur e shkretuar gjithe masivet pyjore. Nje masaker qe vazhdon ende dhe sot nga parku kombetar i Lures tek parku i Drenoves pyjet e Pukes Fushe Arrezit Kukesit e Permetit. Kudo mund te gjesh prova te kesaj masakre jo vetem mjedisore e cila sigurisht qe nuk eshte veper vetem e ketyre fshatareve te varfer qe nxjerrin dru me mushka e gomere.

Ne rrethin e Ersekes biznesi me lenden drusore mbetet me fitimpruresi e kjo mund te kuptohet lehtesisht nga sharrat e vendosura qofte prane qytetit ashtu edhe ne fshatra. Ne te gjithe zonen pyjet me te demtuara rezultojne ato ne pronesi te komunave diku te prera e diku te djegura nga zjarret. Por gjate investigimit tone zbulojme fakte qe tregojne qartazi se ata qe duhet ta ruajen pyllin jane edhe ata qe e presin. Ose sic thote populli ujkun e kane caktuar te jete edhe bariu.

Verifikimi yne nis ne komunen Barmash ku pronar i Sharres ne fshatin Shales eshte shtetasi Vasil Rrushi me detyre kryetar i komunes Barmash i zgjedhur ne vitin 2007 nen siglen e Partise Demokratike. Sipas ekstraktit te qendres kombetare te rregjistrimit subjekti Rrushi i themeluar ne vitin 2006 ka si objet shfrytezimin e pyjeve perpunimin dhe tregetimin e lendes drusore ricungime e trajtime pyjesh me prerje etj. Ne fakt keto biznese permbushin vetem njerin nga objektet e parashikuara ne QKR ate te prerjes. Kryetari i komunes Barmash ne bashkepronesi me nje te aferm pervecse ne komunen qe drejton zoteron edhe nje sharre tjeter ne hyrje te qytetit te Ersekes.

Mjaftojne vetem pak momente te fokusuara tek te dy aktivitetet e kreut te komunes Barmash per te kuptuar se ato nuk jane aspak modeste perkundrazi. Por ne fakt teksa qeveria po kalon pyjet ne pronesi te komunave dhe bashkive sa normale eshte qe vete ata qe i marrin ne manaxhim keto pyje te zoterojne njekohesisht edhe biznesin per shfrytezimin e tyre

Ne fshatin Psarr i Zi sharra sipas verifikimeve tona dhe ekstraktit te qendres kombetare te rregjistrimit i perket shtetasit Arjan Dhimo. Edhe ky nuk eshte ndonje fshatar i zones por vete kryetari i komunes Clirim ne Erseke. I zgjedhur nen siglen e demokrateve edhe zoti Dhimo qe prej vitit 2003 zoteron aktivitetin privat ne fushen e shfrytezimit te pyjeve.

Ndalimi i radhes i rradhes eshte fshati Qinam i komunes Mollas ne hyrje te te cilit ushtron aktivitetin nje tjeter stacion sharrash. Pronar i saj eshte shtetasi Pellumb Bilo. Ky nuk nuk zoteron vete ndonje post por eshte pikerisht vellai i kryetarit te komunes Mollas Flamur Bilo edhe ky nen siglen e Partise Demokratike.

Pas tre kryetare komunash te lidhur me tregetine e drurit ne drite nisin te dalin edhe lidhjet e drejtperdrejta te politikes me kete biznes mjaft fitimprures ne kete qytet. Ndalemi ne fshatin Tac ku sharra eshte ne emrin e Viktor Duro kryetar i Partise Demokratike te rrethit Erseke. Kjo firme ku zoti Duro eshte aksioner punon qe prej 11 vitesh ne fushen e shfrytezimit te lendes drusore dhe disa aktiviteteve te tjera. Firma Duro e kreut te PD nder te tjera ka qene nje nga subjektet fituese te ankandit te vitit 2009 te organizuar ne drejtorine pyjore erseke per shfrytezimin e parcelave pyjore shteterore.

Nje tjeter firme qe merret me tregetimin e lendes drusore dhe shfrytezimin e pyjeve ne Erseke Pinderi K sheh me 50 perqind te aksioneve bashkepronar shtetasin Gezim Nuredini ish kandidat per deputet i Partise Demokracia Sociale dhe aktualisht keshilltar bashkiak i kesaj force poltike. Nderkohe qe nje nder firmat e tjera te fuqishme ne fshatin Borove Eralb ndash D zoterohet ne bashkepronesi nga shtetasi Thoma Zisi ish kryetar i Partise Socialiste ne qytetin e Ersekes. E sigurisht ky nuk eshte nje fenomen qe i perket vetem Ersekes mjafton te permendesh pershembull nje tjeter koleg te tyre kryetarin e komunes Stravaj ne Librazhd Ardian Zeneli edhe ky pronar sharre.

Per te mbrojtur cfare ka mbetur nga pasurite pyjore qeveria vendosi kalimin e pyjeve ne pronesi te komunave. Me ligj ato jane pasuri e komunitetit dhe komuna i perdor ato per nevojat e saj dhe banoreve. Ne fletoren zyrtare rezulton se komuna Barmash ka marre ne dorezim pyjet me firme te kryeministrit ne date 21 maj 2008 komuna Mollas ne date 14 maj 2008 dhe komuna Clirim ka siguruar disa hektare pyje me 21 shkurt 2008.

Pikerisht keto institucione kane te drejte te japin ne perdorim parcela pyjore fshatrave apo familjeve bujqesore per plotesimin e nevojave te tyre. Por banoret e varfer te ketyre zonave nuk perfitojne asgje e madje jane pikerisht ata qe edhe gjobiten nga policia pyjore kur nxjerrin nga pylli dru per tu ngrohur.

Kreret e komunave nuk jane me thjeshte drejtues te pushtetit vendor ata jane praktikisht pronaret e maleve dhe fshatrave ndersa banoret thjeshte ca rober te destinuar te emigrojne per te mbijetuar. Kryetare komunash keshilltare deputete e ish deputete kryetare partishe e ish kryetare partishe te majte e djathte te kuq blu te verdhe e pa boje fare kane blere e privatizuar cdo gje me te drejten qe te jep vetem te qenit me pushtet zyrtar e politik. Ne Erseke pyjet ne Bulqize e Martanesh minierat e kromit ne Pishkash minierat e hekur nikelit ullishtet lumenjte e kaskadat kudo pas tyre fshihen njerez te lidhur drejtepersedrejti me politiken. Keta zoterojne tashme pasurite kombetare te ketij vendi nga te cilat nxirren para pa asnje mundim para me te cilat keta njerez do te vazhdojne te ushqejne partite dhe te blejne ne vazhdimesi pushtetin e tyre.

Keta jane pushtetaret per te cilet fshataret e varfer do te ftohen te votojne serish pas pak muajsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›