Kohezgjatja e gjyqtareve ne Kushtetuese

Sipas Kushtetutes mandati i anetareve te kesaj gjykate perterihet me nje te treten e tyre cdo tre vjet por zoti Gumi ka konstatuar se prej 10 vjetesh rotacioni nuk ka ndodhur.
Perteritja e mandatit me nje te treten nuk eshte kryer dhe te gjithe anetaret e Gjykates Kushtetuese kane ushtruar mandat te plote 9 vjecar ndersa tre prej tyre edhe 12 vjecar per shkak te nje percaktimi ligjor te vitit 2000.
Per kete arsye zoti Gumi paraqiti ne komisionin e ligjeve nje draft-kerkese per Gjykaten Kushtetuese e cila duhet te interpretoje kete konflikt per mandatin e anetareve te saj.
Deputeti Gumi u kerkoi te gjithe anetareve te komisionit te ligjeve ta mbeshtesin kete kerkese te tij dhe ta cojne bashkarisht ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese per te cilen duhen 28 firma.
Ne kemi nje mekanizem dhe une propozoj nje mekanizem konkret profesional dhe jopolitik qe eshte dergimi ne Kushtetuese i ceshtjes se mandateve. Do te bejme si do te bejme por do ta gjejme edhe nje deputet per ta cuar ne Kushtetuese ka deklaruar Gumi.
Eumlshte ende heret per nje pergjigje nga anetaret socialiste te komisionit te ligjeve nese do ti bashkohen apo jo kesaj kerkese.
Por zoti Gumi paralajmeroi Kuvendin se nese do te votonte te enjten te kater kandidaturat e presidentit do te shkelte nenin e Kushtetutes qe parashikon parimin e rotacionit cdo tre vjet.
Edhe me dekretet e presidentit te Republikes ne rast se ato votohen nga Kuvendi ne formatin qe kane ardhur une mendoj se propozohet te kete nje bashkejetese edhe per nente vite te tjera me kete thyerje te Kushtetutes. Prandaj gjykoj qe sot eshte momenti i duhur per te sjelle edhe perberjen e Gjykates Kushtetuese me rotacionin kushtetues te saj brenda shinave kushtetuese ka shtuar Gumi.