E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli lirohen 6 te dyshuarit per atentate ndaj Papes


Policia britanike ka liruar gjashte te arrestuarit te cilet dyshoheshin per planifikim atentatesh ndaj Papes. Lajmi behet i ditur nga BBC-ja e cila thekson se 6 te arrestuarit jane liruar pasi nuk perbenin kercenim.

Sipas BBC 6 punonjest e nje firme pastrimi u arrestuan pasi u pergjua biseda e tyre. Duhej hetuar ndaj nje kercenimi real thekson Scotland Yard-i pas kontrollit te 8 shtepive ne veri te Londres. Policia shton gjithashtu se nuk do kete ndryshim niveli alarmi per viziten e Atit te Shenjte ne ishull.

Papa Benedikti XVI zhvillon sot diten e fundit te vizites se tij ne Britanine e Madhe ku do te marre pjese ne meshen e bekimit te kardinalit te Cofton Park ne Birmingham Newman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›