E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, opozita, kundër planit për daljen nga kriza

Opozita në Britani e ka cilësuar si "krim ekonomik" planin për të shpenzuar shuma rekord për përballimin e krizës, të propozuar nga kryeministri Gordon Brown. Sipas saj, një vendim i tillë mund të thellojë ende më tepër recesionin e ekonomisë. Përmes një deklarate të bërë pas sondazheve që i dhanë fund kryesimit të partisë së tij ndaj partisë Laburiste në pushtet, lideri i Konservatorëve David Cameron u shpreh se shpenzimet e larta dhe marrjet hua nga qeveria mund të demtojnë ekonominë dhe të pengojë rimkëmbjen ekonomike. Partia Konservatore, që ka qenë në opozitë që nga viti 1997, ndodhej katër pikë pas partise Laburiste në një sondazh të "Populus" të publikuar nga "Times".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›