Priten sërisht protesta sot në Greqi

Përfaqësuesit e sindikatave në Greqi kanë konfimuar mbajtjen e manifestimeve të nesërme kundër politikës së ashpër të qeverisë greke. Apeli i kryeministrit grek për të evituar grumbullimet dhe përleshjet e tjera me policinë nuk është marrë parasysh. Më parë udhëheqësi i opozitës socialiste Jorgo Papandreu kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza. Protestat filluan në Athinë pas vrasjes së një 15 vjeçari nga një polic dhe shumë shpejt protestat u përhapën në të gjithë Greqinë. Edhe ishujt turistikë të Korfuzit dhe Kretës u përfshinë nga protestat, çka detyroi ministrin e Brendshëm, Prokopis Pavllopulos të paraqiste dorëheqjen, edhe pse kryeministri grek, Kostas Karlamanlis nuk e pranoi atë.