E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli zbardhet identiteti i shqiptarit


Është zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel.

Sipas informacioneve të fundit, viktima është shtetasi Qemal Tocilla, 22 vjec, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Tiranë.

Identieti i të riut u zbulua me ndihmën e ambasadës shqiptare në Londër.

22-vjecari u hodh nga treni “Eurostar”, që udhëtonte me 110 kilometra në orë, pasi hapi derën e emergjencës. Ai po kthehej në Belgjikë pasi i ishte refuzuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi qeveria britanike ka përforcuar masat ndaj emigrantëve, me qëllim vënien nën kontroll të fluksit të klandestinëve.

Disa ditë më parë nëntë shqiptarë u kapën pasi po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik, të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA.

Në një fjalim të mbajtur rreth një javë më parë, kryeministri David Cameron tha se qeveria e tij kërkon që emigrantët të mos shndërrohen në barrë për taksapaguesit.

Gjithashtu, qeveria aktuale britanike do të ndalojë marrjen e testeve të patentave të makinës në gjuhë të huaja.

Shkaku për këtë është frika në rritje se dhjetëra persona që kanë marrë patentat nuk dinë të lexojnë shenjat e rrugëve të shkruara në anglisht.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, rifillon puna në minierë
Minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar. Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari.  Tre të plagosur në Shkodër
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”. Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës.

Lajmet kryesore

Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
6 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›