Peshkopi serb KFOR me keq se nazistet

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije e ka krahasuar praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitler.
Madje, ka thënë ai, edhe nazistët kanë qenë më të arsyeshëm se sa politikanët evropianë.
Komentet e peshkopit Amfilohije i referohen përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, të mbështetur nga BE dhe NATO, për të marrë nën kontroll enklavat serbe.
“U kërkoj të gjithë politikanëve, edhe atyre vendorë edhe atyre evropianë, që të arsyetojnë, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për tragjedinë e Kosovës”, ka thënë ai gjatë prezantimit Edhe Hitleri e la pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë
Amfilohije
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe të një libri.
“Edhe Hitleri ka pasur arsye të mjaftueshme për ta lënë pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë, edhe pse ajo ishte nën pushtimin gjerman”, ka shtuar Amfilohije.
Trupat ndërkombëtare të KFOR-it kishin planifikuar për të martën ndërhyrjen për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, por kjo tentativë e tyre dështoi.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews pranoi dështimin e operacionit dhe u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i qytetarëve të veriut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.
Tadic, letër serbëve të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka dërguar një letër për serbët e Kosovës, ku i fton ata që të shmangin dhunën. Barrikadat, nuk ka marrëveshje
Nuk ka marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të serbëve në veri dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it për heqjen e barrikadave në këtë pjesë të Kosovës. Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës.
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
6 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit