Mbytja e anijes te mbijetuarit te tronditur

Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar.
Të vetmit e mbijetuar nga kjo tragjedi janë kapiteni i anijes Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Kapiteni 38-vjecar ende i tronditur flet për goditjen fatale që solli mbytjen brenda 2 minutash të anijes dhe përpjekjet për të veshur jelekët e shpëtimit, ndërsa pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë.
Biseda me kapitenin ndërpritet nga një telefonatë e gjatë me pronarin e anijes të cilit i raporton mbi tragjedinë dhe humbjen e shokëve të ekuipazhit.
Gjithcka ndodhi shumë shpejt dhe kapiteni i anijes i shmanget pyetjes mbi identifikimin e mjetit që lundronte pranë tyre. Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasën rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit.
Anija turke “Reina 1” me ekuipazh turk dhe flamur maltez ishte nisur nga Rusia me destinacion portin e Barit në Mal të Zi, ku ishte parashikuar të mbërrinte ditën e enjte. Deri më tani, vetëm trupat e dy personave prej pjestarëve të ekuipazhit janë gjetur. 6 persona te tjere rezultojne te zhdukur, ndersa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndonëse pak gjasa ka për të mbijetuar të tjerë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, rifillon puna në minierë
Minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit
Është zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel. Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari. Tre të plagosur në Shkodër
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”. Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës.
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
6 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit