E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, “poker” dhe kualifikim

Frenk Lampard hapi serinë e golave pas vetëm shtatë minutash lojë me anë të një 11-metërshi. Vetëm 10 minuta më pas, Stiven Xherrard dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë është përsëri mesfushori i Çelsit, Lampard që shënon golin e dytë personal dhe të tretin për kombëtaren angleze. Tetë minuta më pas, kapiteni i Liverpulit, Xherrard katërfishon, duke bërë që kroatët të mos kenë mundësi të reagojnë.

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo realizoi golin e nderit për ballkanasit në minutën e 72-të të ndeshjes. Por vetëm pas gjashtë minutash, Uejn Runi do të shënonte golin e pestë,duke bërë që të besuarit e Kapelos të hakmerren në mënyrën më të mirë për eliminimin nga Kampionati Europian.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›